Olimpiada e Forumit Rinor Islam

Forumi Rinor Islam, në kuadër të aktiviteteve sportive dhe rekreative, organizon oplimpiadë, në trë cilën përfshihen futbolli, basketbolli, volejbolli, artet marciale dhe shahu. Kjo olimpiadë do të realizohet në të gjitha qytetet ku vepron Forumi Rinor Islam nëpërmjet Degëve të veta, ndërkaq në Tetovë tashmë u mbajt turneu në futboll të vogël, në të cilin morën pjesë Nëndegët e Degës së Tetovës.

Përmes këtij organizimi synohet ngritja e vetëdijes sportive te të rinjtë dhe njëkohësisht vetëdijësimi i rinisë për nevojën e praktikimit të sportit. Me këtë rast, Kryetari i Degës së Tetovës, Fisnik Shabani, deklaroi se “edukimi i pakët shoqëror rreth kësaj çështjeje ndikon mjaft negativisht në krijimin e vetëdijës së ulët sportive, gjë e cila reflekton në mungesë të aktivitetit fizik”.

Në këtë turne morën pjesë aktivistë të FRI-së nga Sllatina, Nerashti, Shemshova, Tearca dhe Uzormishti,  të cilët ndërmjet veti garaun në mënyrë shume sportive. Fitues i këtij turneu u shpall ekipi i aktivistëve nga f. Uzormisht.

Në Kumanovë, ndërkaq, u mbajt një aktivitet i rrallë sportiv, përmes të cilit pjesëmarrësit i performuan aftësitë e veta në artet marciale./Ekuiliber/

Lajme të ngjashme

Back to top button