Sisi e shpallë fitoren në Egjipt
Ish-shefi i ushtrisë së Egjiptit Abdel Fattah al-Sisi, e ka shpallur fitoren e tij në balotazhin e organizuar për zgjedhjet presidenciale të mbajtura në Egjipt.
Deri tani janë numëruar shumica e votave ndërsa al-Sisi pretendon se e ka fituar shumicën dërmuese të tyre dhe atë 93 për qind.
Sipas rezultateve preliminare, al-Sisi ka fituar rreth 23 milion të votave krahas kandidatit tjetër Hamdeen Sabahi që i ka fituar rreth 735 mijë sosh.
Pjesëmarrja në zgjedhje ishte 46 për qind nga 54 milion votues me të drejtë vote.
Votimet për zgjedhjen e presidentit të Egjiptit pas tri ditësh, kanë përfunduar mbrëmjen e 28 majit.
Sisi është ushtaraku që e ka udhëhequr grusht shtetin për rrëzimin e Muhamed Morsit.
Vëllezëria myslimane e Morsit, ka bërë thirrje që të bojkotohen zgjedhjet. (rel)