Rusia i nga paguante 2.000 euro në muaj figurat publike për të përhapur propagandën e saj në Bullgari

Të dhënat nga shërbimet sekrete bullgare tregojnë se Rusia u paguante 2000 euro në muaj figurave publike, gazetarëve dhe politikanëve për të përhapur propagandën e saj në Bullgari, tha zëdhënësja e qeverisë dhe shefja e kabinetit të kryeministrit Lena Borislavova, raporton Euractiv.bg.

Ajo sqaroi se paratë u janë dhënë politikanëve, gazetarëve, analistëve, politologëve dhe personave të tjerë që dalin në media dhe detyra e tyre ishte të formësonin opinionin publik. Sipas saj, disa prej tyre janë përdorur për të ngatërruar opinionin dhe të përhapin keqkuptime dhe frikë.

“Këtë duhet ta dinë të gjithë ata që pështyjnë papagesë BE-në dhe NATO-n dhe mbështesin veprimet e Putinit në Ukrainë. Ata që ju frymëzojnë paguhen për ta bërë këtë. Në muaj”, tha Borislavova.

Së fundmi Bullgaria dëboi 70 diplomatë rusë dhe punonjës të tjerë nga ambasada ruse në Sofje. Për shkak të kësaj, ambasadorja Eleonora Mitrofanova tha se ambasada ruse mund të mbyllet plotësisht.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button