Putin uroi Presidentin e ri të Shqipërisë

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin ka uruar Bajram Begajn për zgjedhjen e tij në krye të shtetit shqiptar, raporton EN. Ambasada ruse në Tiranë, ka bërë me dije përmes një postimi në rrjetet sociale, se Putin i ka përcjellë urimet Begajt dhe i ka uruar suksese në detyrën e tij të re.

Bajram Begaj u zgjidh president pas votimit në seancën plenare të Kuvendit më 4 qershor.

Ai u propozua nga Partia Socialiste dhe u votua me 78 vota pro, 4 kundër dhe 1 abstenim, duke marrë edhe një votë nga opozita, ndërsa Berisha dhe Alibeaj e bojkotuan votimin.

Presidenti i zgjedhur Bajram Begaj do duhet të presë datën 24 korrik për të nisur zyrtarisht punën si kreu i ri shtetit.

Pas Alfred Moisut, Bajram Begaj bëhet ushtaraku i dytë i lartë në historinë 30-vjeçare të Shqipërisë që do të drejtoj shtetin shqiptar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button