Ballkani i Hapur një projekt serb, NATO dhe BE nuk e duan, por Rusia e mbështet, vlerësoi ministri Lavror
Teksa e cilëson të paprecedent vendimin e Bullgarisë, Rumanisë, Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut për të mbyllur hapësirën ajrore për avionin e tij, shefi i diplomacisë ruse Sergei Lavrov ka bërë publik një detaj tepër të rëndësishëm për publikun shqipfolës, që ka të bëjë me Ballkanin e Hapur, raporton ABC.
Lavrov shprehet ndër të tjera se Ballkani i Hapur ishte një iniciativë serbe dhe se Rusia e mbështeste këtë pavarësisht kundërshtimeve të Brukselit.
“BE do që të aplikojë një projekt të quajtur Ballkani i Mbyllur”, tha Lavrov duke e cilësuar këtë një veprim kundër interesave ruse. “Ne vlerësojmë nisjat kurajoze të ndërmarra nga Serbia dhe Presidentit Vuçiç, i cili ka theksuar se nuk do të angazohet në veprime kundër Rusisë, edhe pse BE do që vendet kandidate të rreshtohen në veprime rusofobike”, tha ai ndërkohë që shtoi:
“Siç duket qartë, ata që lëvizin fijet në Bruksel nuk e duan këtë. Ata nuk duan që ne të mbështesin Beogradin, përfshi Ballkanin e Hapur. Duket qartë që ata që janë Bruksel, por edhe NATO duan të aplikojnë në Ballkan projektin e Ballkanit të Mbyllur”.
Kjo është një ndër deklaratat më të forta të bëra nga një shef diplomacie i huaj në lidhje me Ballkanin e Hapur ku Serbia, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut janë angazhuar seriozisht në implementimin e kësaj nisje. Të vetmit shtete që rezistojnë janë Mali i Zi dhe Kosova.
Ndryshe, themeluese të kësaj nisme janë Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut, ndërsa është kundërshtuar nga tri vendet tjera të Ballkanit Perëndimor, Kosova, Mali i Zi dhe Bosnja. Kjo nismë është vazhdimësi e “mini-Shengenit” ballkanik, prezantuar në Novi Sad të Serbisë më 10 tetor të vitit 2019, nga liderët e Serbisë, Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë.
Kur u prezantua nisma e “Ballkanit të Hapur”, asokohe Mali i Zi me Qeverinë e Partisë Demokratike të Socialistëve (DPS), nuk pranoi të merrte pjesë në këtë nismë rajonale. Megjithatë, kryeministri i ri, Abazoviq e mbështet konceptin e kësaj nisme. Kosova dhe Bosnja e Hercegovina nuk e mbështesin këtë iniciativë.
- LEXO: 4 marrëveshje nga “Open Balkan” në Maqedoninë e Veriut
- LEXO: Kovaçevski, Vuçiq dhe Rama në samitin e Ballkanit të Hapur në Ohër do të nënshkruajnë njohjen reciproke të diplomave
- LEXO: Kurti e refuzoi ftesën e Maqedonisë së Veriut për pjesëmarrje në samitin e “Ballkanit të Hapur”
- LEXO: Osmani dhe Abazoviq përplasen për “Ballkanin e Hapur”