VMRO-DPMNE dorëzoi interpelancë ndaj Xhaferit

VMRO-DPMNE dhe koalicioni “Ripërtëritja për Maqedoninë”, sot edhe zyrtarisht dorëzuan Interpelancën për punën e kryetarit të Kuvendit, transmeton Portalb.mk.

Këtë e njoftoi në konferencën për media koordinatori Nikolla Micevski i cili theksoi se kjo interpelancë është rezultat i shkeljeve tëXhaferit.

“Ky është rezultat i kaosit që po ndodh në Kuvend, dhe që është nën direktivë të Xhaferit dhe si pasojë e shkeljeve më të shpeshta të Rregullores, si dhe arbitraritetir të kryer nga Xhaferi shtëpinë ligjëvënëse, gjë që rrezikon rëndë reputacionin e këtij institucioni”, tha Micevski.

Ai u bëri thirrje të gjithë deputetëve që t’i bashkohen interpelancës.

Ndërkohë dje edhe Dafina Stojanoska nga VMRO-DPMNE, tha se Xhaferi edhe më herët ka vepruar në mënyrë të pa përgjegjëshme pasi është dëgjuar në publik komunikimi i tij me punpnjësit e Kuvend, i cili sipas VMRO-DPMNE-së ka bërë shkeljen më të rëndë të Kodit të Etikës për deputetë, gjegjësisht ka shkelur nenin 14 të Kodit, me të cilin rregullohet ajo se çfarë nënkuptohet me shkelje të rëndë të këtij Kodi.

Koordinatori i Grupit Parlamentar të LSDM-së, Jovan Mitreski, më herët në një prononcim për “Lokal” tha se deputetët e VMRO-DPMNE-së me qëllim bëjnë skandale që të shkaktojnë incident.

Paraprakisht edhe LDP-ja kanë thënë se nuk do ta përkrahin interpelancën sepse mendojnë se kjo është pjesë e cirkut standard politik të VMRO-DPMNE-së për t’u defokusuar nga problemet reale.

Pas tensioneve në Kuvend dhe njoftimit të grupit parlamentar të VMRO-DPMNE-së se do t’i dorëzojë interpelancë kryetarit të Kuvendit, kabineti i Xhaferit theksoi se kryeparlamentari në asnjë moment gjatë seancës nuk e ka shkelur Rregulloren e punës. 

Nga kabineti i kryeparlamentarit shtojnë se qëllimi i opozitës e cila, siç thonë ata, gjatë gjithë këtyre viteve pengon punën e legjislativit dhe pengon miratimin e ligjeve të rëndësishme për qytetarët, edhe kësaj radhe është të krijojë përshtypje të rreme se kreu i Kuvendi i Maqedonisë së Veriut vepron në kundërshtim me Rregulloren e Punës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button