Pas 21 vitesh ndalon prodhimi i pajisjeve “iPod”
Kompania Apple ka njoftuar se po ndërpret prodhimin e produktit të saj muzikor iPod Touch, duke i dhënë fund një pajisjeje të njohur për revolucionarizimin e mënyrës se si njerëzit dëgjojnë muzikë, transmeton BBC.
Përditësimi i fundit i “iPod”-it ishte në vitin 2019 dhe shembja e tij, me ardhjen e smartfonëve, ishte parashikuar prej kohësh.
Kjo pajisje ka ofruar disa modele të ndryshme vitet e fundit, duke përfshirë “Mini”, “Shuffle” dhe “Nano”. Kur iPod-i i parë u lançua në vitin 2001, ai mund të ruante deri në një mijë melodi. Sot, shërbimi i transmetimit i Apple numëron mbi 90 milionë këngë.
iPod-i u projektua nga i njëjti ekip që më vonë shpiku iPhone.
Modeli i parë i kësaj pajisjeje u prezantua nga themeluesi i kompanisë “Apple”, Steve Jobs.
“Muzika është pjesë e jetës së secilit. “Muzika ka qenë gjithmonë këtu dhe gjithmonë do të jetë”, tha Jobs gjatë prezantimit të iPod-it të parë 21 vjet më parë.
Apple ka njoftuar se pajisja do të mbetet e disponueshme për blerje derisa të mbarojnë shitjet.