Kievi tha se s’do të ketë evakuim të civilëve të premten

Zëvendëskryeministrja e Ukrainës, Iryna Vereshchuk, tha se më 22 prill nuk do të ketë evakuim të civilëve për shkak se situata nëpër rrugë është e rrezikshme.

“Për shkak të pasigurive në rrugë, sot, më 22 prill, nuk do të ketë korridore humanitare”, tha Vershchuk përmes një postimi në Telegram, transmeton REL.

“Të gjithë ju që po prisni për evakuim, ju lutem keni durim”, shtoi ajo.

Të enjten, më 21 prill, 79 persona, shumica prej të cilave gra, u evakuuan me tre autobusë nga qyteti-port i Mariupolit. Këta banorë u dërguan në Zaporizhja, që gjendet rreth 225 kilometra larg.

Që prej se ka nisur pushtimi rus i Ukrainës, Moska dhe Kievi vazhdimisht akuzojnë njëri-tjetrin për pengim të planeve të evakuimit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button