Ukraina tha se janë gjetur trupa me shenja torturash afër Kievit

Trupat e nëntë civilëve, disa me shenja torture, janë gjetur në qytetin Borodyanka jashtë kryeqytetit ukrainas, Kiev, tha një zyrtar i lartë i policisë, transmeton REL.

“Këta njerëz u vranë nga pushtuesit dhe disa tregojnë shenja torture. Dua të theksoj se këta njerëz ishin civilë. Ushtria ruse me vetëdije qëlloi civilë që nuk bënë asnjë rezistencë”, kreu i policisë në rajonin e Kievit, Andriy Niebytov.

Tërheqja e forcave ruse nga qytetet dhe fshatrat përreth Kievit la një gjurmë të vdekjeve civile, duke filluar me zbulimet në Buça, që kanë bërë që zyrtarët ukrainas të akuzojnë Rusinë për gjenocid.

Niebytov tha se policia kishte zbuluar dy varre rreth Borodyankas.

Në një varr, tre persona – duke përfshirë një vajzë 15 vjeçe – u zbuluan dhe në një varr të dytë u gjetën trupat e gjashtë personave, tha ai.

Të gjithë ata ishin vendas, shtoi ai.

Autoritetet në Kiev thonë se qindra trupa civilësh të vrarë janë gjetur në zonat e kontrolluara nga forcat ruse rreth kryeqytetit që nga nisja e pushtimit më 24 shkurt.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button