SHBA, shkoi në mbi 988 mijë numri i viktimave nga COVID-19

Në SHBA ka tejkaluar 988 mijë numri i personave që kanë humbur jetën si pasojë e koronavirusit (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas të dhënave të Universitetit “Johns Hopkins” ka arritur në 80.625.133 numri i rasteve me COVID-19 në vend ndërsa ka arritur në 988.609 numri i viktimave nga COVID-19.

Me mbi 9 milionë e 157 mijë raste, Kalifornia renditet e para në vend ndërsa pasojnë Teksasi me rreth mbi 6 milionë e 785 mijë dhe Florida me mbi 5 milionë e 906 mijë.

Po ashtu me 89.670 vdekje, Kalifornia renditet e para në SHBA për sa i përket numrit të viktimave nga COVID-19 e cila ndiqet nga Teksasi me 87.809 dhe Florida me 73.689.

Sipas të dhënave nga Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC), e cila ndjek statistikat për vaksinimin kundër COVID-19 në SHBA, 82.2 për qind e qytetarëve mbi 5-vjeç kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës ndërsa 70.1 për qind dozën e dytë. Ndërkohë kanë marrë dozën përforcuese 47.2 për qind e qytetarëve mbi 12-vjeç që kanë përfunduar vaksinimin.

Mbi 256 milionë persona në vend kanë marrë dozën e parë, mbi 218 milionë të tjerë dozën e dytë dhe rreth 99 milionë dozën përforcuese.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button