Biden autorizoi nxjerrjen e rezervave amerikane të naftës

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden ka autorizuar zyrtarisht zhbllokimin e 1 milionë fuçive naftë në ditë nga rezervat strategjike, për të përballuar krizën dhe rritjen e çmimeve të shkaktuara nga lufta mes Ukrainës dhe Rusisë, transmeton Koha.mk.

Përmes një mesazhi në rrjetet sociale, Biden shpjegon se ky vendim u mor për të përballur rritjen e çmimeve që sipas tij është shkaktuar nga Putin.

Masa e miratuar nga kreu i Shtëpisë së Bardhë, u shpall për herë të parë në muajin mars dhe konsiderohet si zhbllokimi më i madh në histori i rezervave të naftës së Shteteve të Bashkuara.

 

Më herët, edhe presidenti Putin pranoi vështirësitë që vendi i tij po has për shkak të sanksioneve dhe u shpreh se nafta dhe energjia ruse do të gjejnë treg tjetër përveç vendeve të Perëndimit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button