Kovaçevski për “Di Prese”: Rusia ka interes nga konfliktet e ngrira të Ballkanit

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, në intervistën për gazetën ditore austriake “Di Prese”, theksoi  se gjatë agresionit të Rusisë ndaj Ukrainës, anëtarësimi në NATO ka rëndësi të madhe për Republikën e Maqedonisë së Veriut, veçanërisht për ekonominë e saj, transmeton Portalb.mk.

“Sulmi i paprovokuar i Rusisë ndaj Ukrainës, dëshmon se anëtarësimi në NATO, aleanca më e madhe e mbrojtjes në botë, është e një rëndësie të madhe për çdo anëtar. Ne jemi një vend i vogël. Siguria jonë garantohet nga të gjithë anëtarët e NATO-s, gjë që ka shumë pasoja pozitive për shoqërinë tonë, si dhe për ekonominë tonë. Sepse investitorët e huaj, veçanërisht ata në sektorin e infrastrukturës, e dinë se janë në një vend të sigurt, të mbrojtur nga NATO”, tha Kryeministri Kovaçevski në një intervistë për “Di Presse”.

Kovaçevski iu referua edhe gazetës austriake për interesin e vazhdueshëm gjeostrategjik të Rusisë në Ballkan.

“Ballkani Perëndimor ka qenë gjithmonë në interes të Rusisë. Ndikimi i saj përmes mediave, duke përfshirë edhe disa parti politike, ka qenë gjithmonë i pranishëm. Rusia ka interes për konfliktet e ngrira në Ballkan, të cilat i pengojnë vendet të ndjekin rrugën e tyre drejt integrimit euroatlantik”, tha Kryetari i Qeverisë për median austriake.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button