Pas tërheqjes së trupave ruse janë gjetur 1.222 trupa civilësh në rajonin e Kievit

Autoritetet ukrainase thonë se 1.222 trupa civilësh janë gjetur deri më tani në rajonin e Kievit, nga i cili trupat ruse janë tërhequr së fundmi. Kryeprokurorja Irina Veneditkova tha se 5.600 raste të krimeve të mundshme të luftës ruse ishin hetuar që nga fillimi i pushtimit më 24 shkurt dhe se më shumë se 500 kriminelë të dyshuar lufte ishin identifikuar deri më tani, duke përfshirë komandantët e luftës dhe zyrtarë qeveritarë, transmeton Portalb.mk.

“Ajo që ne shohim në të gjitha rajonet e Ukrainës janë krime lufte dhe krime kundër njerëzimit dhe ne po përpiqemi t’i zgjidhim ato”, tha Veneditkova.

Ajo shtoi se Ukraina kishte prova se Rusia kishte kryer një sulm me raketa në një stacion treni në qytetin lindor të Kramatorsk të premten, duke vrarë të paktën 57 civilë që prisnin të evakuoheshin. Rusia ka mohuar përgjegjësinë për sulmin dhe tha se nuk i ka shënjestruar civilët në Ukrainë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button