Zelensky: Rusia ka frikë të pranojë se politika e saj ndaj Ukrainës është e gabuar

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, deklaroi se Rusia ka frikë të pranojë se politika që ajo ka ndjekur për dekada ndaj Ukrainës është e gabuar, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një video-mesazh nga llogaria e tij në Telegram, Zelenskyy ka bërë deklarata lidhur me luftën që Rusia ka filluar më 24 shkurt kundër Ukrainës.

Duke bërë të ditur se Rusia me agresivitetin e saj po përpiqet të bëjë fajtore Ukrainën, ai rikujtoi se Krimea është aneksuar në mënyrë të paligjshme nga Rusia.

Presidenti ukrainas theksoi se Rusia ka prishur jetën normale në rajonin Donbas të Ukrainës. “Ata kanë 8 vite që vrasin njerëzit, fëmijët në territoret tona dhe na fajësojnë ne. Ata shkatërruan zonën industriale më të fuqishme të Evropës Lindore, shkatërruan jetët e miliona njerëzve, filluan luftë në masë të gjerë kundër nesh”, shtoi Zelenskyy.

Pasi theksoi se Rusia ka ndjekur një politikë të “gabuar” lidhur me Ukrainën, Zelenskyy është shprehur se “Ata kanë frikë të pranojnë se politika që ka ndjekur për dekada ndaj Ukrainës është e gabuar dhe se prish çdo gjë”.

Të gjitha këto janë për arsyen se Rusia është “frikacake” theksoi Zelenskyy duke shtuar se “Kur frikësimi rritet shndërrohet në katastrofë. Njerëzit kthehen në mizorë kur nuk gjejnë guximin të pranojnë gabimet, të kërkojnë falje dhe të përshtaten me të vërtetën. Ndërsa kur kjo injorohet nga bota, mizorët marrin vendimin që bota duhet t‘u përshtatet atyre”.

Zelenskyy vuri në dukje se Ukraina do të ndalë Rusinë dhe se ato kanë fuqinë e nevojshme për këtë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button