Kurti për CNN: Ballkani Perëndimor mund të jetë “fushëbetejë” e re e Rusisë

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, në një intervistë për CNN, ka thënë se sa i përket luftës në Ukrainë, Serbia nuk është aspak neutrale, por është në anën e Federatës Ruse. Sipas Kurtit, ka shqetësime se Ballkani Perëndimor mund të jetë një “fushë beteje” e re ruse përmes “elementeve” të tyre përfaqësuese – Serbisë ose Republika Sërpskës, transmeton Portalb.mk.

“Serbia paratë i dëshiron evropiane, pushkët ruse, investimet kineze, dhe tolerancën amerikane”, tregoi kryeministri.

Neutraliteti i Serbisë, sipas Albin Kurtit, është neutralitet në anën e agresionit rus, andaj dhe për këtë arsye “ne duhet të jemi vigjilentë”.

Kurti tha se pas dështimit të Blitzkrieg-ut rus në Ukrainë, ekziston rreziku që konflikti të bartet edhe në Ballkanin Perëndimor, si një fushëbetejë potenciale ruse.

Dy proxy-t ruse, sipas Kurtit, janë Serbia dhe entiteti serb në Bosnje dhe Hercegovinë, “Republika Srpska”.

“Kemi luftë hibride në Ballkanin Perëndimor, sepse ka një Qendër Humanitare ruse në Nish të Serbisë vetëm 100 milje larg Prishtinës. Në të njëjtën kohë ne e kemi parë se lufta hibride nuk është zëvendësim i luftës, por vetëm fazë përgatitore e saj”.

“Për këtë arsye, ne jemi të shqetësuar dhe vigjilentë. Por, megjithëkëtë, nuk kemi frikë. Sepse, me partnerët tanë, NATO-n, ne e dimë së në Kosovë ju nuk mbroni vetëm popullin e Kosovës, por mbroni edhe NATO-n, që është e integruar në sigurinë e vendit tonë”, tha Kurti në CNN

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button