Pendarovski: Ndotja e ajrit nuk duhet të lihet anash, duhet të zgjidhet bashkë me problemet tjera

Në panelin “Rinia dhe ndotja e ajrit”, të cilin e organizoi Asociacioni i studentëve të mjekësisë në “Mlladi Hab” – Zyra e Presidentit, Pendarovski prezantoi pikat kryesore të Samitit Botëror të Lidershipit për Ndryshimet Klimatike – COP26 në Glasgow, të mbajtur në nëntor 2021, si dhe kontributet e miratuara të rishikuara kombëtare për trajtimin e efekteve të ndryshimeve klimatike, transmeton Portalb.mk.

Pendarovski foli edhe për hapat e tij konkretë që i ka ndërmarrë në këtë temë që nga marrja e detyrës, përfshirë ngritjen e ndotjes së ajrit në nivel të çështjes së sigurisë, vendosjen e saj si pikë të Këshillit të Sigurimit dhe përfshirjen e tij në Strategjinë e Mbrojtjes.

Ai gjithashtu vuri në dukje numrin e lartë të vdekjeve si pasojë e drejtpërdrejtë ose e tërthortë e ndotjes së ajrit.

Paneli "Rinia dhe ndotja e ajrit"
Paneli “Rinia dhe ndotja e ajrit”

“Duhet të bashkohemi ose të jemi më të zëshëm. Unë kam nënshkruar një dokument të tillë, një dekret të tillë, një vendim të tillë dhe në praktikë të njëjtin ose mos dhëntë zoti që një numër më i madh njerëzish të vdesin për të njëjtat arsye”, tha presidenti Pendarovski.

Përndryshe, në panelin ku mori pjesë edhe bashkëshortja e presidentit, Elizabeta Gjorgievska, folën ministri i Shëndetësisë, Bekim Sali, si dhe Julian Vasalo, zëvendës shef i delegacionit të BE-së.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button