SHBA-ja i del në ndihmë Kosovës për grurë

Ministrja e Tregtisë, Rozeta Hajdari, ka treguar gjatë raportimit në Komisionin për Ekonomi se SHBA-ja ua ka pranuar kërkesën që ta furnizojnë Kosovën me grurë në rast se paraqitet kriza për miell dhe produkte të tjera që dalin nga kriza në Ukrainë. Opozita ka kërkuar nga ajo të tregojë se si Qeveria do të ruajë nga keqpërdorimet subvencionimin me 36 centë për një litër naftë për bujqit, raporton Koha.net.

Edhe pse Kosova nuk ka varësi të grurit nga Ukraina, në rast se kriza vazhdon në këtë vend, një ndihmë për këtë çështje do ta marrë nga SHBA-ja.

Ministrja e Tregtisë, Rozeta Hajdari, gjatë raportimit në Komisionin për Ekonomi, ka treguar se kanë marrë një përgjigje pozitive nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës sa i përket importit të grurit në të ardhmen edhe nga SHBA-ja.

“Duke filluar me një kërkesë në Ambasadën Amerikane që të vendoset në listë kemi marrë përgjigje pozitive që mund të jemi një prej blerësve nëse ka nevojë”, ka thënë Hajari.

Që Kosova të mbulojë një pjesë të madhe të nevojave bujqësore, Qeveria ka ndarë 5 milionë euro për subvencionimin e naftës së bujqve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button