Presidenti ukrainas kërkoi sanksione më të ashpra kundër Rusisë

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, deklaroi se sanksionet kundër Rusisë duhet të jenë më të ashpra, raporton Anadolu Agency (AA).

“Nëse sanksionet mbeten të dobëta ose të pamjaftueshme, administrata ruse bie në iluzionin e rrezikshëm se mund të bëjë më shumë sesa po bën tani, ndërsa mijëra ukrainas po e paguajnë me jetën e tyre”, tha Zelensky.

Në fjalimin e tij drejtuar kombit, ai kujtoi se qyteti i Irpinit u çlirua dhe falënderoi ata që morën pjesë në çlirimin e qytetit.

Duke thënë se ushtria ruse vazhdon të tërhiqet nga rajoni i Kievit, Zelensky tha: “Zonat e çliruara nuk janë ende të sigurta. Përleshjet vazhdojnë. Ushtria ruse ende mban pjesën veriore të provincës dhe ka resurse dhe njerëz për këtë. Ata gjithashtu janë duke u përpjekur për të rivendosur kapacitetin luftarak të njësive të humbura”.

Ai theksoi se nuk do të pranonte sanksione pasive kundër Rusisë.

“Pakoja e sanksioneve parandaluese nuk është zbatuar dhe filloi lufta në shkallë të gjerë. Për ne është e rëndësishme që sanksionet të jenë efektive dhe mjaft serioze. Nëse sanksionet janë të dobëta ose të pamjaftueshme, administrata ruse bie në iluzionin e rrezikshëm se ata mund të bëjnë më shumë se tani, ndërsa mijëra ukrainas të paguajnë me jetën e tyre”, tha Zelensky.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button