Kryebashkiaku i Kievit e anuloi shtetrrethimin e së dielës

Kryetari i bashkisë së kryeqytetit të Ukrainës, Kiev, të shtunën anuloi një shtetrrethim që ai kishte shpallur vetëm disa orë më parë për të nesërmen pa dhënë shpjegime të mëtejshme.

“Informacion i ri nga komanda ushtarake: shtetrrethimi i Kievit nuk do të hyjë në fuqi nesër”, njoftoi kryebashkiaku, Vitali Klitschko në Telegram.

Orari i zakonshëm brenda natës nga ora 20:00 deri në 07:00 të mëngjesit do të mbahet, por njerëzit do të “mund të lëvizin lirshëm nëpër Kiev të dielën gjatë ditës”, shtoi ai, transmeton REL.

Të shtunën në mëngjes, Klitschko kishte thënë se një shtetrrethimi i ri do të vendosej në kryeqytet nga mbrëmja e së shtunës deri të hënën në mëngjes.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button