Polonia dëboi 45 diplomatë rusë të dyshuar për spiunazh

Polonia ka dëbuar 45 diplomatë rusë të dyshuar për spiunazh, transmeton Anadolu Agency (AA).

Siç tha ministri i Brendshëm i Polonisë, Mariusz Kaminski në Varshavë, “45 spiunë që pretendonin se ishin diplomatë” u dëbuan.

“Me vendosmëri dhe tërësisht do të çmontojmë rrjetin e shërbimeve speciale ruse në vendin tonë”, shkroi ministri në Twitter.

Ambasadori rus në Poloni, Sergei Andrejev konfirmoi dëbimin e diplomatëve në një konferencë për media kur mbërriti nga Ministria e Punëve të Jashtme në Varshavë, duke shpjeguar se ata duhet të largohen nga Polonia më së voni brenda 5 ditëve.

Ai shtoi se akuzat se diplomatët në Poloni po kryenin aktivitete që nuk ishin në përputhje me statusin e tyre diplomatik janë të pabaza dhe njoftoi se Moska do të marrë kundërmasa.

Ambasadori rus shtoi se Polonia dhe Rusia mbajnë marrëdhënie diplomatike.

“Ambasadat qëndrojnë, ambasadorët qëndrojnë”, tha Andrejev.

Shërbimi i kundërzbulimit të Polonisë, ABW, tha gjithashtu se ka arrestuar një shtetas polak të dyshuar për spiunazh për shërbimet sekrete ruse.

Siç shpjeguan, veprimet e tij rrezikuan sigurinë e brendshme dhe të jashtme të Polonisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button