“Panik për sheqer” në dyqanet e Rusisë

Ka raportime se autoritetet janë duke vënë kufizime në sasinë e ushqimit që mund të blihet nëpër dyqanet ruse.

Transmetuesi britanik, BBC ka raportuar se ka pasur kërkesë sidomos për sheqer.

Në rajonin e largët lindor, Maritime, dyqanet kanë vendosur kufizime për blerje të deri dy kilogramëve të sheqerit, miellit, orizit, kripës dhe disa ushqimeve tjera, transmeton REL.

Po ashtu është vënë kufizim në deri dy litra të blerjes së vajit dhe tri pako të ushqimit për foshnja.

Këto kufizime janë raportuar nga e përditshmja biznesore e Rusisë, Kommersant.

Në Kabarovsk, qytet në atë rajon, ka pasur panik të blerjes së sheqerit dhe ky produkt nuk shihet më në dyqane, kanë raportuar agjencitë lokale të lajmeve.

Megjithatë, zëvendësministri i Industrisë dhe Tregtisë, Viktor Yevtukhov, ka insistuar se “nuk ka probleme me sheqerin”, dhe se Rusia prodhon mjaftueshëm sasi për banorët e saj dhe se ka ndaluar eksportin e sheqerit.

Javën e kaluar, Shërbimi kombëtar i Statistikave, Rosstat ka thënë se çmimet e sheqerit janë rritur për gati 13 për qind.

Sanksionet e vendosura ndaj Rusisë pas pushtimin të Ukrainës, kanë dobësuar valutën ruse, rubla, dhe kanë rezultuar me inflacion, duke rritur kështu edhe çmimet e ushqimit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button