Facebook shton ‘foto komentet’

Sa herë ju ka shkuar mendja të replikoni në një përditësim statusi në Facebook me një foto? Tani mundeni.

Rrjeti më i famshëm social së fundi ka shtuar tiparin e ri i cili vjen me pullën e kamerës, duke ju lejuar të shtoni foto në një koment të një statusi apo fotoje. Shtimi i një komenti me foto nënkupton klikimin mbi ikonën e kamerës përkrah kutisë së tekstit ku zakonisht shkruani një mesazh dhe pastaj ngarkoni një imazh në kompjuterin tuaj. Tipari i është lansuar dje globalisht, së pari në ueb dhe më pas në pajisjet mobile.

Ky tipar është dizajnuar nga një grup inxhinierësh të kompanisë.

Ndërkohë së fundi Facebook ka përmirësuar edhe aplikacionin e tyre për iOS duke shtuar ikona të reja të cilat të japin ndjenjën e MySpace.

Lajme të ngjashme

Back to top button