Ukraina pretendon se në aksion është vrarë gjenerali i katërt rus

Zyrtarët ukrainas thonë se kanë vrarë gjeneralin e katërt rus. Anton Gerashchenko, një këshilltar në ministrinë e brendshme të Kievit, njoftoi në Telegram se forcat ukrainase vranë gjeneralmajorin rus Oleg Mityaev gjatë luftimeve intensive në periferi të qytetit juglindor të Mariupolit, raporton BBC, transmeton Portalb.mk.

BBC nuk mund ta verifikojë në mënyrë të pavarur këtë pretendim, ndërsa Moska ende nuk ka komentuar mbi raportimet për vdekjen e tij.

Gerashchenko shkroi se Mityaev ishte komandanti i divizionit të 150 të pushkëve të motorizuara dhe postoi një foto që siç tha, ishte e oficerit të vdekur.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky raportoi gjithashtu vdekjen e një gjenerali tjetër rus gjatë fjalimit të tij të natës nga Kievi, por nuk e përmendi emrin e tij.

Rusia besohet të ketë rreth 20 gjeneralmajorë në Ukrainë që udhëheqin pushtimin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button