Gruaja shtatzënë dhe foshnja vdiqën pas bombardimit rus të maternitetit në Mariopul

Një grua shtatzënë dhe foshnja e saj kanë vdekur pasi Rusia bombardoi maternitetin ku ajo duhej të lindte, ka mësuar Associated Press. Imazhet e gruas që u dërgua me urgjencë në një ambulancë me barelë kishin qarkulluar nëpër botë, duke pasqyruar tmerrin e një sulmi ndaj më të pafajshmive.

Në videon dhe fotot e shkrepura të mërkurën nga gazetarët e AP pas sulmit në spital, gruaja u pa duke përkëdhelur pjesën e poshtme të barkut të përgjakur ndërsa shpëtimtarët e futën me nxitim përmes rrënojave në qytetin e rrethuar të Mariupolit, fytyra e saj e zbardhur pasqyron tronditjen e saj nga ajo që sapo kishte ndodhur. Ishte ndër momentet më brutale deri më tani në luftën 19-ditore të Rusisë kundër Ukrainës.

Gruaja u dërgua me urgjencë në një spital tjetër, por përsëri më afër vijës së frontit, ku mjekët tentuan për ta mbajtur atë në jetë. Duke kuptuar se po humbiste fëmijën e saj, mjekët thanë se ajo kishte qare duke u thënë: “Më vrisni tani!”

Kirurgu Timur Marin tha se legeni i gruas ishte i shtypur dhe ijën të shkëputur. Mjekët e sollën fëmijën me prerje cezariane, por ajo nuk tregoi “asnjë shenjë jete”, tha kirurgu.

Më pas, ata u fokusuan te nëna.

“Më shumë se 30 minuta reanimacion, por nuk dhanë rezultate për nënën”, tha Marin të shtunën.

“Të dy vdiqën.”

Në kaosin pas sulmit ajror të së mërkurës, mjekët nuk patën kohë të merrnin emrin e gruas përpara se burri dhe babai i saj të vinin për ta marrë trupin e saj. Të paktën dikush erdhi për ta marrë atë, thanë ata – kështu që ajo nuk përfundoi në varrezat masive që po gërmoheshin për shumë të tjerë nga numri në rritje i të vdekurve në Mariupol.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button