Lavrov: Duam që rruga e vërtetë e negociatave të mos keqpërdoret në asnjë mënyrë

Ministri i Punëve të Jashtme i Rusisë, Sergey Lavrov, pas takimit trepalësh në Antalya me homologët e tij turk dhe ukrainas, ka deklaruar se duan që rruga e vërtetë e negociatave të mos keqpërdoret në asnjë mënyrë, raporton Anadolu Agency (AA).

“Duam që rruga e vërtetë e negociatave të mos keqpërdoret në asnjë mënyrë. Sot u kuptua se nuk ka asgjë që të zë vendin e negociatave”, deklaroi Lavrov.

Në konferencën për media pas takimit, Lavrov tha se konfirmuan se akoma është i vlefshëm “propozimi ynë për hapjen në baza ditore të korridoreve humanitare”.

“Ne duam që Ukraina të jetë një vend neutral. Duke kundërshtuar zgjerimin e NATO-s, ne në asnjë mënyrë nuk kundërshtojmë që Ukraina të vendosë sigurinë e saj”, u shpreh Lavrov.

Ai theksoi se ata që i dërgojnë armë Ukrainës janë përgjegjës për veprimet e tyre dhe se ata që inkurajojnë mercenarët do të jenë përgjegjës për këtë.

“Jemi të shqetësuar nga pretendimet se Pentagoni ka krijuar dhjetëra laboratorë ushtarakë biologjikë në Ukrainë. Ne duam përgjigje për këtë çështje”, tha shefi i diplomacisë ruse.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button