Site icon PORTALB

Në pritje të njoftimit të Bidenit kërcen çmimi i naftës

Pompe benzini, foto nga Erik Mclean / Pexels

Çmimi i naftës së papërpunuar Brent, e cila përdoret si pikë ndërkombëtare e referimit, u rrit për më shumë se 5 për qind, pasditen e së martës, transmeton REL.

Kërcimi ndodhi pasi mediat amerikane raportuan se presidenti i SHBA-së, Joe Biden, mund të marrë vendim sot për ndalimin e importeve të naftës ruse.

Çmimi i një fuçie arriti në 129.92 dollarë, duke shënuar rritje për 5.45 për qind.

Shtëpia e Bardhë konfirmoi se Biden do të ndërmarrë masa të reja “për të mbajtur Rusinë përgjegjëse” për “luftën e saj të pajustifikuar” në Ukrainë, por nuk dha më shumë detaje.

Exit mobile version