Site icon PORTALB

Presidenti i Kinës kërkon përmbajtje në Ukrainë

Kina, kinë, kinez

Presidenti i Kinës, Xi Jinping, e përshkroi situatën në Ukrainë si shqetësuese dhe bëri thirrje për “përmbajtje maksimale”, transmeton REL.

Xi i bëri komentet gjatë një takimi virtual me presidentin francez, Emmanuel Macron, dhe kancelarin gjerman, Olaf Scholz, raporton transmetuesi shtetëror kinez CCTV.

Xi tha se prioritet duhet të jetë parandalimi i daljes jashtë kontrollit të situatës në Ukrainë dhe shtoi se të tria vendet duhet t’i mbështesin bisedimet e paqes midis Rusisë dhe Ukrainës.

Kina dhe Rusia aktualisht gëzojnë marrëdhënie të ngushta diplomatike.

Pekini nuk e ka dënuar sulmin rus kundër Ukrainës, por ka shprehur “keqardhje” për të.

Në një votim të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, që dënonte pushtimin e Ukrainës, Kina ka abstenuar.

Për takimin e sotëm virtual, Franca dhe Gjermania nuk kanë komentuar ende.

Exit mobile version