Banka Botërore ndërpreu të gjitha programet e saj në Rusi dhe Bjellorusi

Banka Botërore njoftoi se ka ndërprerë të gjitha programet e saj në Rusi dhe Bjellorusi, transmeton Anadolu Agency (AA).

Banka Botërore në një deklaratë me shkrim lidhur me programet e saj në Rusi dhe Bjellorusi ka thënë se Grupi i Bankës Botërore që nga viti 2014 nuk ka miratuar kredi ose investime të reja për Rusinë.

Që nga mesi i vitit 2020 e deri më tani nuk ka ndonjë kredi të re të miratuar as për Bjellorusinë.

“Pas pushtimit të Ukrainës nga ana e Rusisë dhe armiqësive kundër popullit ukrainas, Grupi i Bankës Botërore ka ndërprerë menjëherë të gjitha programet e saj në Rusi dhe Bjellorusi”, thuhet në deklaratë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button