Saimir Tahiri: Kemi plan për ndërhyrje në Lazarat

Në kulmin e akuzave të opozitës për lidhje me trafikun e drogës, Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri i ftuar në emisionin Top Story me gazetarin Sokol Balla në takimin e kësaj të enjteje, deklaroi se po përgatitet ndërhyrja në Lazarat në koordinim me institucionet e tjera.

Ai tha se ndërhyrja nuk do të jetë e dhunshme, por as nuk do t’i mungojë elementi i forcës së shtetit, ndërsa duke u ndaluar tek trafiku i drogës nga ajri, shtoi se ka hetime që mund të provojnë se ky aktivitet është zhvilluar në Shqipëri para marrjes së pushtetit nga mazhoranca e majtë.

Sa i përket akuzave të opozitës adresuar personalisht atij dhe Kryeministrit Rama Tahiri i cilësoi ato si mediokre dhe të nxitura nga frika që ka kapur elementët e opozitës për llogaridhënien që do të japin për të gjitha aferat e tyre gjatë qeverisjes, ndërsa duke komentuar protestën dhe grevën e urisë, shtoi se Policia do të garantojë zhvillimin e qetë të tyre dhe do t’u qendrojë larg provokimeve.

Lajme të ngjashme

Back to top button