RMV, është hapur aplikimi për pjesëmarrëset e interesuara në relinë e grave me rastin e 8 Marsit

Me rastin e 8 Marsit, Ditës ndërkombëtare të gruas, zonjat edhe këtë vit do të vozisin në relinë apo tubimin e grave, njoftuan nga Federata e automobilistikës së Maqedonisë së Veriut (FAMV) dhe klubet anëtare të FAMV, transmeton Portalb.mk.

Të interesuarit mund të paraqiten në këtë Link ose në faqen e Facebook-ut të Federatës automobilistike të Maqedonisë.

Tubimi do të mbahet të dielën, më 6 mars, me fillim nga ora 09:00, në parkingun e Qendrës Sportive “Boris Trajkovski”. Pjesëmarrëset do të vozitin në dy faza: Vozitje në një rutë të caktuar prej 12 km nëpër rrugët e Shkupit dhe kalim i detyrueshëm nëpër postblloqe.

Pjesëmarrja është falas, dhe gjithçka që ju nevojitet është automjeti i rregullt, patentë shoferi, dokument qarkullimi dhe pasagjere femër, kurse për të gjithë pjesëmarrëset janë paraparë shpërblime nga organizatori dhe sponsorët e eventit.

Tubimi do të zhvillohet në përputhje me kufizimet e trafikut dhe rekomandimet për mbrojtje nga kovid-19.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button