70 ushtarë ukrainas të vrarë në sulmin rus mbi një njësi ushtarake

Së paku 70 ushtarë ukrainas u vranë në sulmet ruse mbi një njësi ushtarake në verilindje të Ukrainës, konfirmuan sot autoritetet lokale, transmeton Anadolu Agency (AA).

Vdekjet u konfirmuan nga Dmytro Zhyvytskyi, kreu i Administratës Shtetërore Rajonale Sumy, raportoi Kyiv Independent News me bazë në Ukrainë.

Gjithashtu, një maternitet pranë Kievit u godit nga artileria ruse.

Në një postim në rrjetet sociale, Vitaliy Girin, i cili drejton spitalin, tha se të gjithë u evakuuan nga ndërtesa.

Lufta e Moskës kundër Ukrainës sot ka hyrë në ditën e saj të gjashtë.

Lufta është pritur me zemërim nga komuniteti ndërkombëtar, kurse Bashkimi Evropian, Britania e Madhe, Japonia dhe SHBA-ja zbatuan një sërë sanksionesh ekonomike ndaj Rusisë.

Të paktën 102 civilë janë vrarë deri më tani në Ukrainë dhe më shumë se 500.000 të tjerë janë larguar nga vendi, sipas zyrtarëve të OKB-së.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button