UNHCR: Rreth 422,000 njerëz kanë ikur nga Ukraina

Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Refugjatë (UNHCR) tha se ka pranuar raporte për disa njerëz që janë bllokuar të hyjnë në trena në Ukrainë.

Një zëdhënëse shkroi në Twitter se UNHCR po i shqyrton këto raporte, transmeton REL.

Sipas saj, 422,000 njerëz tashmë janë larguar nga Ukraina për në vendet fqinje.

UNHCR-ja “i konsideron njerëzit që ikin nga vendi si refugjatë”, shtoi ajo.

Sipas UNHCR-së, më shumë se 100,000 njerëz janë zhvendosur tani për tani brenda Ukrainës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button