Zyrtarët ukrainas: Forcat ruse janë në Kiev
Forcat ruse janë tani në Kiev, kanë thënë zyrtarët ukrainas përmes një postimi në Twitter.
Ministria e Mbrojtjes në Ukrainë ka thënë se “armiku” është në zonën Obolon, raporton transmetuesi britanik, BBC, transmeton REL.
❗️увага
На Оболоні ворожа ДРГ.
Просимо громадян повідомляти про пересування техніки!
Виготовляти коктейлі «Молотова», знешкоджувати окупанта!
Мирним мешканцям – бути обережними! Не покидати оселі!— Defence of Ukraine (@DefenceU) February 25, 2022
Autoritetet ukrainase kanë inkurajuar banorët lokalë të krijojnë kokteje molotovi për të luftuar, por edhe i kanë këshilluar që të gjejnë streha të sigurta.
“Qytetarë paqësorë, jini të kujdesshëm. Mos dilni nga shtëpitë!”