Mbi 850 persona janë arrestuar në Rusi për shkak të protestave antiushtarake

Policia ruse arrestoi më shumë se 850 persona të cilët morën pjesë në protesta antiushtarake nëpër më shumë qytete në shtet, pasi presidenti Vlladimir Putin filloi luftë kundër Ukrainës, shkruan Deutsche Welle, njofton Portalb.

Më shumë se 2.000 persona morën pjesë në protestën antiushtarake në sheshin Pushkin në qendrën e Moskës, ndërsa mbi 1.000 u mblodhën në Shën Petërburg. Një pjesë e madhe e tyre janë arrestuar nga policia, e cila ndaloi tubime publike.

Një pjesë e aktivistëve rusë bënë thirrje për protesta përmes rrjeteve sociale pasi Putini e filloi ofensivën ushtarake kundër Ukrainës herët mëngjesin e sotëm.

Në Moskë, demonstruesit brohorisnin “Jo për luftën!”.

E ngjashme ka qenë atmosfera edhe në Shën Petërburg.

“Kam ndjenjë se autoritetet ruse u çmendën”, thotë 27-vjeçarja Svetllan Vollkova. Ajo dakordohet se shumë pak persona kanë guxim të dalin në protesta. “Njerëzit janë gënjyer nga propaganda”.

Aktivistët civilë thonë se më shumë se 850 persona janë arrestuar gjatë protestave të sotme kundër luftës në Ukrainë. Gjithsej janë regjistruar protesta në 44 qytete, edhe krahas ndalesës për tubime publike dhe reagimeve të ashpra të policisë.

Autoritetet ruse paraprakisht dhanë paralajmërim me ndalesë për mbajtje të protestave dhe u kërcënuan me arrestime.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button