Scholz: Putin ka bërë një gabim të rëndë

Gjermania bën të ditura sanksione të rënda kundër Rusisë. Sulmi rus është dënuar ashpërsisht nga BE e Perëndimi.

Kancelari gjerman, Olaf Scholz e ka dënuar ashpër sulmin e Rusisë kundër Ukrainës. “Sulmi rus në Ukrainë është shkelje flagrante e së drejtës ndërkombëtare. Ai nuk justifikohet me asgjë. Gjermania e dënon këtë akt brutal të presidentit Putin në formën më të ashpër”, tha Scholz. Solidariteti i Gjermanisë i drejtohet Ukrainës dhe njerëzve që jetojnë atje. “Rusia duhet të ndalë menjëherë këtë aksion ushtarak”, kërkoi Scholz. Qeveria gjermane do të koordinojë veprimet e saj ngushtë me G7, NATO-n dhe BE. “Kjo është një ditë e tmerrshme për Ukrainën dhe një ditë e errët për Europën”, tha kancelari gjerman, raporton DW.

Ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock e dënoi po ashtu sulmin në Ukrainë dhe bëri të ditura sanksione kundër Rusisë. “Ne do të vendosim paketë të plotë me sanksionet më të gjera kundër Rusisë”, tha Baerbock pas një takimi të shtabit të krizës së qeverisë gjermane. “Me sulmin kundër Ukrainës, Rusia shkel rregullat elementare të rendit ndërkombëtar”. Bashkësia ndërkombëtare nuk do t’ia harrojë Rusisë këtë ditë të turpit”, shkroi Baerbock. Ministria e Jashtme gjermane kërkoi që qytetarët gjermanë të largohen menjëherë nga vendi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button