Arkivi Shtetëror, nuk lejohet avancimi i shqiptarëve?

Përfaqësimi i shqiptarëve në Arkivin shtetëror të Maqedonisë nuk është në nivelin e duhur. Zëvendës drejtori Qerim Lita, thotë se ekziston problem në procesin e avancimit të shqiptarëve.

‘Sa i përket avancimit, këtu është problemi i avancimit të punësuarve shqiptar, këtu kemi pengesa objektive dhe subjektive. Objektive janë për shkak se nëpunësit shqiptar janë kuadër i ri dhe sipas ligjeve ekzistuese, duhet të kalojë një afat kohor ligjor që të kalojë një kohë dhe të avancohen, po është edhe një pengesë tjetër që Qeveria në vitin 2009, për shkak krizës ekonomike ndaloi avancimin në administratë në mënyrë vertikale dhe horizontale. Besojmë se edhe këtë problem do ta tejkalojmë’ tha Lita.

Shqiptarët në këtë institucion përfaqësohen me rreth 20 për qind.

‘Nuk është qind për qind e plotësuar përqindja e shqiptarëve por është diku mbi 20 për qind. Kur kemi parasysh se deri në vitin 2002 këtu kemi pasur vetëm një shqiptar dhe një turk, nga viti 2002 deri në vitin 2013 janë punësuar 50 shqiptarë, 40 për qind prej tyre janë në Arkivin qendror ndërsa 60 për qind janë shpërndarë nëpër ato rajonale, në Shkup, Tetovë, Kumanovë, Manastir dhe Strugë. Besojmë se brenda këtij viti në bashkëpunim me sekretariatin për implementimin e Marrëveshjes së Ohrit, përqindja e shqiptarëve do të arrij deri më 25 për qind’ tha Lita./Portalb

Back to top button