OSBE do të mbajë mbledhje të jashtëzakonshme për Ukrainën

Organizata për siguri dhe bashkëpunim në Evropë (OSBE) do të mbajë takim urgjent sot pasi presidenti rus Vladimir Putin njohu dy rajonet separatiste të Ukrainës si të pavarura, transmeton Portalb.mk.

Takimi i Këshillit të përhershëm të OSBE-së në orën 14:00 sipas kohës evropiane, ka për qëllim”të zgjidhë këtë shkelje të ligjit ndërkombëtar dhe parimeve bazë të OSBE”, njoftoi Polonia, e cila aktualisht mban presidencën.

“Vendimi i presidentit Putin për të njohur pjesë të rajoneve Donetsk dhe Luhansk si të pavarura është shkelje e qartë e ligjit ndërkombëtar”, thuhet në njoftim.

“Ky hap është kundër obligimeve të OSBE-së, si dhe marrëveshjeve të Minskut, dhe minon pjesëmarrjen e organizatës në zgjidhjen paqësore të konfliktit”, thuhet në deklaratë.

Takimi do të jetë i mbyllur për mediat.

Ministri i Jashtëm Bujar Osmani sot ka zhvilluar biseduar telefonike me Sekretaren e përgjithshme të OSBE-së Helga Maria Schmid për situatën në Ukrainë.

“Bisedë telefonike me Sekretaren e Përgjithshme të OSBE-së, Helga Maria Schmid. Diskutuam për situatën aktuale në dhe rreth Ukrainës dhe rëndësinë e respektimit të së drejtës ndërkombëtare dhe pacënueshmërinë e kufijve”, shkroi Osmani në Facebook.

Shefi i diplomacisë në njoftim theksoi se Maqedonia e Veriut, si pjesë e treshes së kryesusve të OSBE-së, është “e gatshme të kontribuojë në deeskalimin e situatës dhe në përpjekjet diplomatike për zgjidhje paqësore”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button