RMV, kandidatët për drejtorë të shkollave fillore dhe të mesme protestuan

Të revoltuar nga zvarritja e trajnimeve, kandidatët për drejtorë në institutet arsimore sot protestuan para Qendrës Shtetëror të Provimeve.  Ata ankohen se pengohen në zhvillimin profesional sepse edhe pse kanë paguar, tash më disa muaj presin për trajnim dhe provimin për drejtorë të shkollave dhe konvikteve, transmeton Portalb.mk.

“Pyetja është se pse nuk ka më trajnime në vjet, sepse siç e dini ne jemi paraqitur më shumë se 50 kandidatë. Pse të mos bëhet të ketë 5 trajnime këtë vit, që të mund të gjithë që marrin certifikatë të mund të paraqiten në konkurset e ardhshme për drejtorë”, tha Aleksandër Georgievski, njëri prej kandidatëve.

Një tjetër kandidat, Dragan Popovski tha se, hija shtesë në gjithë këtë proces të zvarritjes padyshim është edhe ai lëshim që që bërë gjoja me zgjedhjen e trajnuesve.

Drejtoresha e Qendrës Shtetërore të Provimeve, Elizabeta Naumovska mohon çfarë do diskrimini të mundshëm. Provimi i fundit ka qenë në dhjetor, ndërsa trajnimet e ardhshme do të fillojnë në mars dhe kandidatët do të thirren sipas radhës.

“Po të organizojmë trajnime edhe nesër, ato trajnime zgjasin dy muaj, ndërsa provimi është dy herë në vjet. Do të thotë, nuk ka asnjëfarë diskriminimi. Ne punojmë sipas ligjit dhe respektojmë ligjin. Megjithatë, si institucion ne kemi resurse të vogla dhe kemi prioritete”, tha Naumovska.

Për problemin, kandidatët do të njoftojnë Avokatin e Popullit, por edhe komunitetin ndërkombëtar.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button