Holanda do dërgojë pajisje ushtarake në Ukrainë

Qeveria e Holandës njoftoi sot se planifikon të dërgojë pajisje ushtarake në Ukrainë, duke përfshirë pushkë, municione, sisteme radari dhe robotë për zbulimin e minave, transmeton REL

“Ne vazhdojmë të synojmë për një zgjidhje diplomatike”, tha ministri i Jashtëm, Wopke Hoekstra.

“Por në të njëjtën kohë Ukraina duhet të jetë në gjendje të mbrohet kundër një sulmi të mundshëm rus”, tha ai.

Ministria ruse e Mbrojtjes ka njoftuar se të shtunën, 19 shkurt, do të mbahen stërvitje të reja ushtarake, të cilat do të mbikëqyren nga presidenti rus, Vladimir Putin, në kohën e shqetësimeve se Kremlini mund të jetë duke u përgatitur për pushtim të Ukrainës.

Në stërvitje është thënë se do të marrin pjesë trupa dhe pajisje të forcave të hapësirës ajrore nga rajoni jugor, ai verior dhe Deti i Zi.

Kujtojmë se, Rusia ka grumbulluar më shumë se 100,000 trupa në kufi me Ukrainën, duke e rrethuar atë nga tre anë, në Krime në jug, në anën ruse të kufirit dhe në Bjellorusi në veri.  Në zonën kufitare, Moska ka zhvilluar një sërë stërvitjesh ushtarake, duke rritur shqetësimin se mund të jetë duke u përgatitur për një sulm të ri, pasi Rusia më 2014 pushtoi Gadishullin ukrainas të Krimesë. Por Rusia deri më tani mohon të pushtojë Ukrainën.  Shumë vende u kanë bërë thirrje shtetasve të tyre të largohen nga Ukraina.

Kremlini ka kërkuar nga NATO të kufizojë aktivitetet në Evropën Lindore dhe të premtojë se nuk do të shtojë zgjerohet me vendet ishsovjetike, Ukraina në këtë rast. Nga ana tjetër, si kundërpërgjigje ndaj veprimeve të Rusisë, anëtarët e NATO-s kanë vendosur trupa dhe pajisje për anëtarët e tjerë, shtetet që kufizohen me Ukrainën.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button