MPJ: Maqedonia e Veriut ka konsull të përgjithshëm në Nju Jork, nuk planifikohet zëvendësimi i tij

Aktualisht në Nju Jork ka konsull të përgjithshëm, Jordan Panev, i cili është diplomat karriere, që është zgjedhur në përputhje me të gjitha rregulloret ligjore, është në gjysmë të mandatit dhe nuk planifikohet zëvendësimi i tij i parakohshëm, regoi Ministria e Punëve të Jashtme, pasi mediat raportuan se Qeveria në një seancë të mbyllur dy ditë më parë miratoi Besmira Ejupin që të emërohet konsull i përgjithshëm në Nju Jork, transmeton Portalb.mk.

Nga Ministria e Punëve të Jashtme theksuan se informacionet e publikuara janë të paplota dhe se bëhet fjalë për informacione me karakter konfidencial.

Nga kabineti i Presidentit mbrëmë sqaruan se procedura për emërimin e konsullit të përgjithshëm të Republikës së Maqedonisë së Veriut jashtë vendit nuk është në kompetencë të Presidentit, por është në kompetencë të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe të Qeverisë, dhe e njëjta është e rregulluar me Ligjin për Punë të Jashtme.

Nga Qeveria nuk ka konfirmim për informacionin se prezantuesja e lajmeve 28 vjeçare, do të jetë konsull i përgjithshëm në Nju Jork, siç njofton portali “Zoom”. Nga Qeveria nuk konfirmojnë nëse ka pasur seancë të mbyllur në të cilën është marrë vendim për dërgimin e Ejupit në Nju Jork, por edhe për plotësimin e pozitave të tjera në përfaqësitë diplomatike dhe konsullore të Maqedonisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button