Bien çmimet e naftës pas njoftimit të Rusisë për tërheqjen e trupave afër Ukrainës

Çmimet e naftës dolën nga nivelet më të larta të shtatë viteve, dhe ranë gati 2.5% mëngjesin e së martës në 94.10 dollarë për fuçi, pasi Rusia bëri të ditur se disa nga trupat e saj në kufirin me Ukrainën do të ktheheshin në bazë, raporton Koha.net, transmeton Portalb.mk.

Standardi i SHBA-së për naftën bruto, WTI, ra me 2.7%, në 92.88 dollarë për fuçi nën shenjat se tensionet gjeopolitike po zbuten.

“Nuk ka çmime për të hamendësuar forcën lëvizëse pas kësaj periudhe paqëndrueshmërie”, ka thënë Stephen Brennock nga ndërmjetësi i naftës PVM.

“Kriza Rusi-Ukrainë e ka vënë tregun e energjisë në gatishmëri të lartë për ndërprerje të mundshme të furnizimeve ruse me energji”, ka shtuari ai.

Kujtojmë se, Rusia ka grumbulluar më shumë se 100,000 trupa në kufi me Ukrainën, duke e rrethuar atë nga tre anë, në Krime në jug, në anën ruse të kufirit dhe në Bjellorusi në veri. Në zonën kufitare, Moska ka zhvilluar një sërë stërvitjesh ushtarake, duke rritur shqetësimin se mund të jetë duke u përgatitur për një sulm të ri, pasi Rusia më 2014 pushtoi Gadishullin ukrainas të Krimesë.

Por Rusia deri më tani mohon të pushtojë Ukrainën. Shumë vende përfshirë SHBA-të, Britaninë e Madhe, Gjermaninë, Francën, RMV-në, Shqipërinë dhe të tjera u kanë bërë thirrje shtetasve të tyre të largohen nga Ukraina.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button