Meta largohet nga Qeveria? Reagon Berisha!

Kryeministri Sali Berisha ka reaguar këtë mëngjes në rrjetin social në Facebook lidhur me zhvillimet e fundit politike në vend. 

“Nje debat i gjere ka shperthyer lidhur me njoftimet se LSI do te vendos te lere Qeverine. Qendrimi im ka qene dhe mbetet i pandryshuar se çdo force politike ben zgjedhjen qe deshiron. Natyrisht per mua, Qeveria dhe qeverisja jane pergjegjesi qe behen edhe me te mëdha ne periudhe elektorale.Me kete rast dua te siguroj zgjedhesit se asgje nuk do te cenoje vendosmerine e qeverise per organizimin e nje procesi zgjedhor te lire dhe te ndershem ne perputhje me Kodin 
Zgjedhor dhe Kushtetuten e vendit. Se dyti, dua te garantoj qytetaret se Kushtetuta e vendit ka te gjitha percaktimet e qarta per zgjidhje plotesisht kushtetuese te çdo problemi institucional dhe se ajo do te respektohet me rigorozitet ne frymen dhe germen e saj. Une mbetem totalisht i perkushtuar te punoj me te gjithe energjite e mia, ne interesin me te mire te qytetareve dhe te vendit”, shkruan Berisha.

Lajme të ngjashme

Back to top button