Osmani: Xhirimi skandaloz nxori dyfytyrësinë e PDSH-së

Vazhdojnë reagimet pas publikimit të videos së Sadi Bexhetit në të cilën ai maqedonasve u thotë mos votohen komandantët e luftës sepse ai ka rezervuar një vend për një maqedonas të jetë kryetar i Këshillit të ardhshëm komunal.

“Në mënyrën më të vrazhdë u demaskua dyfytyrësia dhe hipokrizia e tij personale dhe e konceptit politik që e përfaqëson, të cilët ndryshe flasin para shqiptarëve dhe ndryshe para maqedonasve, duke manipuluar edhe me njërën edhe me tjetrën. Por çka është më e rëndësishme se manipulohet me marrëdhëniet ndëretnike të cilat me mund po i ndërtojmë në 10 vjetshin e fundit. A ka fund hipokrizia e PDSH-së dhe kandidatit të saj për Tetovën, Sadi Bexhetit. Të dalësh të kërkosh votën e shqiptarëve me projekte kombëtare për gjuhë, kulturë shqiptare e pastaj të dalësh para maqedonasve dhe të arsyetohesh dhe të ankohesh se ata janë të këqij, komandantë të cilët për 4 vitet e fundit të mandatit të tij e paskan detyruar të ndryshojë emrat e rrugëve, me të vërtetë e tejkalon definicionin e dyfytyrësisë dhe hipokrizisë” tha sot para gazetarëve zëdhënësi i BDI-së, Bujar Osmani duke theksuar se video nuk është montazhë si që thotë Bexheti dhe ftoi Radiodifuzionin ta vërtetojë vëreteësinë e saj.

Sa i përket rastin me blerjen e  votave në Tetovë, ai tha se në paraburgim njëmujor janë 4 të akuzuarit ndërsa akuza është zgjeruar për rreth 180 persona.

“Personat kanë qenë të involvuar për blerjen e votave për Sadi Bexhetin me arsyetimin kinse të themelimit të një subjekti politik, por me obligim për të mbështetur Sadi Bexhetin në zgjedhjet e ardhshme. /PortAlb

Lajme të ngjashme

Back to top button