Pse Rusia nuk e do Ukrainën në NATO?

Afrimi i vendeve të ish-republikës sovjetike me Bashkimin Evropian dhe aleancën ushtarake-politike NATO nuk i konvenon Rusisë, e në këtë pjesë Ukraina paraqitet të jetë pika e dobët të cilën ajo nuk dëshiron ta lëshojë, pasi kjo e fundit për Rusinë paraqet kërcënim serioz për nga pikëpamja e realizmit.

Ukraina fitoi pavarësinë e saj pas shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik në 1991 dhe për këto dy shekuj është munduar të lidh komunikim më të ngushtë me perëndimin, si një shtet sovran.

Por situata u përshkallëzua kur ishpresidenti pro-rus Viktor Yanukovych kundërshtoi marrëveshjen e anëtarësimit me BE-në, gjë e cila çoi në protesta të cilat rrëzuan atë nga pushteti por nga ana tjetër Rusia shfrytëzoi fuqinë e saj dhe aneksoi gadishullin e Krimesë dhe thelloi konfliktin mes dy vendeve.

Këto bënë që përmes Francës dhe Gjermanisë si dy forca perëndimore të nënshkruhet Marrëveshja e Minskut (kryeqyteti bjellorus) në 2015 për të ndaluar konfliktin dhe për armëpushim. Por kjo marrëveshje akuzohet nga të dy vendet për shkelje të saj.

Ukraina e cila për momentin është një nga vendet e mundshme për anëtarësim në aleancën ushtarake të NATO-s, paraqet kërcënim për Rusinë, pasi në këtë mënyrë ajo nuk mund të ketë rehatinë të veprojë herë do kur do mbi Ukrainën, të cilën siç duket e ka ëndërr të parealizuar të cilën shfaq tendencë që ta realizojë.

Ukraina edhe pse shtet sovran, presidenti rus Vlladimir Putin me deklaratat e tij e mohon këtë sovranitet pasi ai i përshkruan ukrainasit di një popull i njëjtë me rusët dhe se Ukraina ka marrë tokat që i takonin Rusisë.

Që nga viti i kaluar dhe së fundmi Rusia po intensifikon dhe shton forcat ushtarake afër kufirit me Ukrainën, por mohon një pushtim të mundshëm, sidoqoftë veprimet flasin diçka tjetër pasi me qindra mijëra ushtarë tani e ca muaj janë në terren. Këto lëvizje paraqesin sikur kjo është një plan për grusht-shteti nga ana e Rusisë.

Po të ishte për Rusinë dhe mos të ishin forcat tjera perëndimore, ajo pa u menduar dy herë do e sulmonte Ukrainën dhe kështu do shkaktonte trazira të mëdha, madje ndoshta më të mëdhatë pas Luftës së Dytë Botërore, por frika nga “kërcënimet” dhe pasojat të cilat ajo do duhet t’i paguaj e që forcat perëndimore do të ndërmarrin nuk janë aspak të favorshme për Rusinë dhe e bëjnë të mendojë dy herë.

Megjithatë, ajo edhe përkundër qëndrimeve, veprimeve dhe reagimeve të forcave perëndimore si ajo e NATO-s, BE-së dhe shteteve evropiane të cilat mbështetin sovranitetin e Ukrainës, nuk po tërheq prapa forcat e saj ushtarake madje po shton dhe afron forcat ushtarake në kufi. Kështu duke sfiduar sovranitetin e Ukrainës por edhe në mënyrë të tërthortë po mat edhe pulsin e forcave perëndimore, të cilat duken të harmonizuara dhe mjaftë koncize në qëndrimet e tyre.

Çështja e konfliktit edhe pse e vështirë, mund të zgjidhet edhe përmes mjeteve diplomatike të cilat edhe i ka ofruar Uashingtoni, por Rusia në këtë rast po anon nga ajo e forcës dhe dëshiron të dëshmojë këtë të fundit në raport me Ukrainën dhe kontrollin ndaj saj, kështu duke ndjekur idetë e realizmit, dhe duke vendosur vija të kuqe që Ukraina të afrohet me perëndimin, e që kjo për SHBA-të paraqitet si e papranueshme.

Sidoqoftë, forcat e NATO-s edhe pse nuk kanë dërguar trupa në Ukrainë deri më tani, thonë se edhe në rast pushtimi të Ukrainës nuk do dërgojnë trupa atje, por nga ana tjetër ata duket të jenë të përgatitura për çdo skenar të mundshëm tani më. NATO- si forcë botërore po mundohet ta ndalojë një gjë të tillë, ku kërkojnë nga Rusia të tërheq forcat ushtarake nga kufiri por kjo e fundit përgjigjet që NATO-ja duhet të kufizojë veprimet e saj në Evropën Lindore dhe atë Qendrore.

Por nëse pushtimi nga ana e Rusisë ndodh, NATO-ja është e përgatitur me prezencën e saj në rajonet lindore të Evropës, madje duke ofruar edhe ndihma ushtarake për Ukrainën. Në rast të pushtimit, Rusia do të përballet me  pasoja serioze dhe sanksione marramendëse si ato financiare, ekonomike, diplomatike, ndalimi i gazsjellësit Rusi-Gjermani dhe shumë të tjera, madje nëse hipotetikisht konflikti kalon në shkallë më të rënda sipas meje NATO-ja nuk do u kursente dhe do ndërhynte në ndihmë të Ukrainës.

Shkruan: Fisnik Xhelili

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button