Po provokon luftë për te hequr vëmendjen nga problemet e Rusisë, e vlerësoi gjenerali rus politikën e Putinit

Një gjeneral veteran rus ka paralajmëruar presidentin Vladimir Putin që të mos nisë luftën me Ukrainën me argumentin se po krijon një “konflikt artificial” për të hequr vëmendjen nga problemet në vend, raporton ABC.

Kolonel-Gjenerali 78-vjeçar Leonid Ivashov i dërgoi një letër të hapur liderit rus me titull “Në prag të luftës” në të cilën ai kritikon “politikën kriminale të Putinit për të provokuar një luftë” pavarësisht se Rusia nuk përballet me ndonjë “kërcënim kritik”.

Mospajtimi i rrallë i brendshëm vjen ndërsa Emmanuel Macron viziton Kremlin për bisedime për krizën me Ukrainën, një ditë pasi këshilltari i sigurisë kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, Jake Sullivan tha se pushtimi mund të vijë “çdo ditë” me një “kosto të madhe njerëzore”.

Ivashov, i cili është tërhequr nga shërbimi ushtarak dhe është aktiv në politikë si kryetar i Asamblesë së Oficerëve Gjith-Ruse, ka shërbyer më parë si shef i bashkëpunimit ushtarak të Putinit në Ministrinë e Mbrojtjes.

Gjenerali i dekoruar, i cili ishte një nga më të respektuarit dhe më të ashprit në Ministrinë e Mbrojtjes Ruse dhe njihet si një nacionalist i linjës së ashpër, është ende kampion i sistemit sovjetik dhe është afër “eshtrave” të partisë komuniste.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button