Bexheti: Videoja e publikuar nga BDI, montazhë dhe mashtrim

Kandidati i PDSH-së për kryetar të komunës së Tetovës reagon ashpër ndaj kumtesës së BDI-së dhe video-mashtrimeve të postuara nga ana e BDI-së,  thuhet në reagim. Sqarojmë opinionin se bëhet fjalë për video-montazh që janë fragmente të shkëputura dhe të devijuara nga konteksti. Konsiderojmë se ky është një mashtrim që i bëhet publikut në prag të zgjedhjeve lokale.

Reagojmë ashpër ndaj dezinformatës që dëshmon tentimin për manipulimin e opinionit dhe keqpërdorimin e medieve. Kjo nuk është hera e parë që oponentët politik përmes medieve tentojnë të manipulojnë publikun. Ditë më parë ky tentim u vërejt në lajmin e publikuar në televizionin Alsat-M për blerje votash, ku protagonistë ishin oponentët tanë politik.

Video-materiali i takimit të kryetarit Bexheti me disa qytetarë të komunitetit maqedonas është shkëputur nga konteksti i fjalimit, ku ai bisedonte për marrëdhëniet ndëretnike edhe në komunat tjera të Maqedonisë. Ky material është edhe një keqpërdorim i marrëdhënieve ndëretnike nga kundërkandidatja.

Me këtë ata tentojnë të tërheqin vëmendjen e opinionit publik nga blerja dhe vjedhja e votave dhe malverzimet e shumta të kryera gjatë procesit zgjedhor. Këto lojëra të pista e dëmtojnë shumë procesin zgjedhor.

Kërkojmë nga mediat që para publikimit të lajmeve të këtilla të konfirmojnë burimet e informacionit dhe të raportojnë në mënyrë korrekte.

Lajme të ngjashme

Back to top button