Qeveria e pranon kërkesën e avokatëve për t’u fiskalizuar

Qeveria e pranoi kërkesën e Odës së Avokatëve dhe të vetë avokatëve për t’i hequr avokatët nga zbatimi i Ligjit për pulla të avokatëve, me çka do të mundësohet fiskalizimi i shërbimeve të avokaturës.

“Ministria e Financave në seancën e parë të Qeverisë do të propozojë ndryshim të ligjit me qëllim të shfuqizohet dhe të kalohet në sistemin e zakonshëm  të tatimimeve të shërbimeve të avokatëve në pjesën e transakcioneve të gatshme përmes aparateve fiskale, ndërsa në pjesën e pagesës përmes xhirollogarisë, ajo do të jetë e zakonshme”, informoi sot në konferencën për shtyp zëvendësministri dhe ministër i financave Zoran Stavreski.

Me këtë, sipas tij, u dilet në ndihmë avokatëve me qëllim që të vendosen kushte të barabarta në treg dhe sistem funksional për zbatim praktik të procedurës tatimore. Ai tha se mundësohet që në mënyrë më të thjeshtë dhe më transparente avokatët të jenë të unifikuar me të gjitha e shërbimet tjera intelektuale. Në këtë mënyrë, në mënyrë identike punojnë edhe përmbaruesit, notarët, stomatologët, mjekët, byrotë e kontabilitetit…

“Me këtë qeveria edhe njëherë tregoi konstruktivitet kur bëhet fjalë për biseda me struktura të veçanta në shoqëri në drejtim të gjetjes së zgjidhjeve që janë më pragmatike, më përkatëse, për profesionin përkatës, ndërsa nga ana tjetër megjithatë ta mbrojmë sistemin tatimor dhe pagesën e tatimeve që mos të sillet në pikpyetje, përkatësisht ndjekja e pagesës së tatimeve, veçanërisht kur bëhet fjalë për paratë e gatshme, të kryhet përmes fiskalizimit dhe apareteve fiskale”. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button