Ixhet Memeti: denonconi rastet e përdorimit të fëmijëve në fushatë!

Edhe përskaj faktit se Avokati i Popullit ka ftuar qytetarët dhe partitë politike të mos keqpërdorin fëmijët gjatë fushatës, deri tek ky institucion askush nuk ka denoncuar raste të tilla edhe pse pamjet nga tereni flasin se fëmijët janë përdorur gjatë fushatës me të madhe. 

‘Është shumë me rëndësi që dikush të paraqes rast se fëmija keqpërdoret për fushatë zgjedhor që Avokati i Popullit pos apelit publik të hap procedurë konkrete dhe të mbrojë të drejtët e ndonjë fëmija i cili është keqpërdorur në kampanjë, por për fat të keq ne nuk kemi pasur asnjë ankesë gjatë fushatës por edhe ditën e zgjedhjeve për një gjë të tillë, kjo vjen nga ajo se fëmijët shumë pak i njohin të drejtat e tyre kurse prindëritt janë ata që duhet të kujdesën për ta’ tha Memeti.

Avokati i Popullit, edhe një herë apelon deri tek prindërit dhe partitë politike të mos përdorin fëmijët gjatë fushatës zgjedhore. Kjo për faktin se një gjë e tillë nënkupton shkelje flagrante të ligjit, pasi drejtë për së drejti fusin në rrezik fëmijët.

‘Për fat të keq, rrallë herë pjesëmarrësit në gara zgjedhore kanë kujdes për respektimin e të drejtave të fëmijëve. Shpesh kjo paraqitet si dukuri dhe jo rastësisht unë para fillimit të fushatës dola me apel publik duke u bazuar në Konventën e OKB-së, duke thirrur për mbrojtjen e fëmijëve nga çdo abuzim, e posaçërisht për kampanjë zgjedhore’ tha Memeti.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button