Ndërron jetë ish-kryetari i BFI-së, Jakub efendi Selimovski
Bashkësia Fetare Islame njoftoi se sot në mëngjes ka ndërruar jetë Haxhi Jakub efendi Selimovski, drejtor i Sektorit për Arsim dhe Çështje Fetare pranë BFI-së, dhe ish-kryetari i Bashkësisë Fetare Islame.
Varrimi i të ndjerit do të bëhet ditën e shtunë, pas namazit të iqindisë, në Kërçovë. Bashkësia Fetare Islame i ka shprehur ngushëllime familjes dhe miqve, duke “e lutur Allahun Fuqiplotë që të ndjerin ta shpërblejë me Xhennet”. /Portalb