Jakupi: KSHZ shqyrton ankesat e partive

Deri nesër në orën 19:00, KSHZ-ja do të merret me procesuimin e ankimimeve.

Mbrëmë në orën 19:00 ka përfunduar procesi i ankimimit në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve. Gjatë periudhës 48 orësh që prej momentit kur është mbyllur procesi i votimit e deri dje, partitë apo personat pjesëmarrës si të pavarur në Zgjedhjet lokale 2013, kanë pasur mundësi për të kundërshtuar çdo padrejtësi apo gabim për të cilin kanë konsideruar se ka ndodhur gjatë votimit, tha Subhi Jakupi, nënkryetar i KSHZ-së.

‘Në afat prej 48 orëve pasi ato janë dorëzuar, KSHZ-ja duhet ti procesuojë dhe të sjellë vendime të cilat duhet ne ti shpallim atëherë’ tha Jakupi.

Por çfarë duhet të bëjnë partitë politike nëse nuk janë të kënaqur as nga vendimi i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, për ankimimet.

‘Dhe pastaj njëkohësisht të njëjtit nëse nuk janë të kënaqur me vendimet e KSHZ-së, mund të shfrytëzojnë të drejtën që të bëjnë padi në afat tjetër prej 48 orësh në Gjykatën Administrative, dhe njëkohësisht Gjykata Administrative vendos me procedurë të përshpejtuar prej po ashtu prej 48 orëve që të sjell akt vendim në lidhje me padinë të cilën munden ta parashtrojnë partitë politike ose zgjedhësit në procesin që njihet si ankimim’ precizon Jakupi.

Ndryshe deri tani vetëm LSDM-ja e ka publikuar numrin e ankesave, partitë tjera ende nuk kanë dalë me informacion se sa është numri i ankesave për këto zgjedhje.

Plot 350 ankesa ka paraqitur Lidhja Social Demokrate pranë Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button